25.11.2025




+3
Sot u realizua vizita studimore në Kuvendin e Republikës së Kosovës, një aktivitet me rëndësi të veçantë për studentët që dëshirojnë të kuptojnë më nga afër funksionimin e institucioneve shtetërore dhe proceset ligjbërëse.
Gjatë vizitës, studentët u njohën me strukturën organizative të Kuvendit, hapësirat ku zhvillohen seancat plenare dhe mbledhjet e komisioneve, si dhe me rolin që ky institucion ka në garantimin e transparencës dhe qeverisjes demokratike.
Një përvojë e vlefshme që i afron studentët me institucionet vendimmarrëse të vendit.
Falënderojmë stafin e Kuvendit për mikpritjen dhe bashkëpunimin, si dhe studentët për pjesëmarrjen dhe angazhimin e tyre.
Klubi i Etikës do të vazhdojë të zhvillojë aktivitete dhe vizita të tjera me qëllim krijimin e mundësive të reja për zhvillim akademik dhe profesional të studentëve.

Klubi i Etikës zhvillon intervistat për përzgjedhjen e anëtarëve të rinj
17.12.2025

Vizitë studimore në Gjykatën Kushtetuese
12.12.2025

Vizitë studimore në Kuvendin e Republikës së Kosovës
25.11.2025

THIRRJE PËR APLIKIM – VIZITË NË KUVENDIN E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
14.11.2025

THIRRJE PËR APLIKIM – VIZITË STUDIMORE NË GJYKATËN KUSHTETUESE
11.11.2025
