26.10.2025




+5
Gjatë ditës së djeshme përfundoi me sukses dita e dytë e workshopit dyditor të organizuar nga Klubi i Etikës – Fakulteti i Arkitekturës, në kuadër të projektit “Programi për Integritet dhe Aftësi Studentore”.
Gjatë ditës së dytë u mbajt sesioni për shkrimin e projekteve dhe aplikimin për grante studentore, ku pjesëmarrësit patën mundësi të mësojnë mënyra praktike të hartimit të ideve projektuale dhe strukturimit të aplikimeve efektive.
Po ashtu, u zhvilluan diskutime mbi rëndësinë e integritetit akademik, përgjegjësisë individuale dhe bashkëpunimit në mjedisin universitar.
Në përmbyllje të workshopit, u ndanë reflektime dhe ide mbi mënyrat se si njohuritë e fituara mund të zbatohen në jetën akademike dhe studentore.
Gjithashtu, u shpërndanë certifikatat e pjesëmarrjes për studentët, si njohje për angazhimin dhe përkushtimin e tyre gjatë dy ditëve të aktiviteteve.
Faleminderit të gjithë pjesëmarrësve për energjinë, bashkëpunimin dhe frymën pozitive që e karakterizoi këtë përvojë të vlefshme në Rugovë.
Ky projekt mbështetet nga Agjencia Austriake për Bashkëpunim (ADC) përmes skemës së granteve të vogla të projektit HEI25, i cili është i menaxhuar nga Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA).

Përmbyllja e projektit “Etika në Fokus”
29.10.2025

Mbahet aktiviteti Coffee & Connect
27.10.2025

Përfundon faza e shpërndarjes së broshurave në kampusin e UP-së së shpejti publikohet video promovuese e projektit
26.10.2025

Workshopi “Integriteti dhe Aftësitë Studentore” – Dita e Parë në Rugovë
25.10.2025
Jemi këtu për t'ju ndihmuar për çdo pyetje dhe paqartësi.