Klubi i Etikës

Etika Digjitale dhe Qytetaria Aktive: Fuqizimi i të Rinjve në Sigurinë Kibernetike dhe Proceset Vendimmarrëse

Etika Digjitale dhe Qytetaria Aktive: Fuqizimi i të Rinjve në Sigurinë Kibernetike dhe Proceset Vendimmarrëse
#AngazhimStudentor#KlubiIEtikes

Projekti u realizua me qëllim fuqizimin e të rinjve përmes një qasjeje të integruar që ndërlidhi etikën digjitale me pjesëmarrjen aktive në jetën institucionale dhe proceset vendimmarrëse. Gjatë periudhës tetëjavore, studentët morën pjesë në aktivitete të ndryshme edukative dhe praktike, duke përfshirë workshope interaktive, ligjërata nga ekspertë, vizita studimore në institucione publike, si dhe një aktivitet përmbyllës në formë simulimi dhe debati të strukturuar. Përmes këtyre aktiviteteve, pjesëmarrësit patën mundësinë të thellojnë njohuritë e tyre mbi etikën në hapësirën digjitale, privatësinë, përgjegjësinë individuale dhe ndikimin e teknologjisë në shoqëri.


Në përfundim, projekti kontribuoi në zhvillimin e një grupi studentësh më të vetëdijshëm, më kritikë dhe më të angazhuar në raport me rolin e tyre si qytetarë aktivë në një shoqëri demokratike. Përmes lidhjes së njohurive teorike me përvojën praktike, studentët arritën të kuptojnë më mirë funksionimin e institucioneve publike, proceset vendimmarrëse dhe rëndësinë e pjesëmarrjes së përgjegjshme në jetën publike. Ky projekt krijoi një bazë të rëndësishme për nxitjen e qytetarisë aktive, mendimit kritik dhe përgjegjësisë digjitale te të rinjtë.

Bashkohuni me Buletinin Tonë

Abonohuni në buletinin tonë dhe jini të parët që mësoni për projektet, aktivitetet dhe podcast-et tona.

newsletter-bg