Klubi i Etikës

Programi për Integritet dhe Promovim të Etikës Akademike në Universitet

Programi për Integritet dhe Promovim të Etikës Akademike në Universitet
uni

Ky program ka shërbyer si një platformë e hapur për rritjen e njohurive rreth aktivizmit studentor, integritetit akademik dhe mënyrave se si studentët mund të artikulojnë dhe kanalizojnë shqetësimet e tyre në mënyrë efektive dhe të organizuar. Përmes punëtorive, aktiviteteve ndërvepruese dhe bashkëbisedimeve me ekspertë dhe palë të interesuara, studentët janë angazhuar në mënyrë aktive dhe kanë zhvilluar aftësi të reja për të marrë pjesë më fuqishëm në jetën universitare.

Një komponent i rëndësishëm i projektit ka qenë adresimi i marrëdhënies mes studentëve dhe stafit akademik, një raport që shpesh është përjetuar si tejet zyrtar dhe jo i përputhshëm me praktikat e universiteteve perëndimore. Ky aspekt është trajtuar përmes diskutimeve dhe reflektimeve të hapura mbi rëndësinë e një komunikimi më të balancuar, më bashkëpunues dhe që i mundëson studentit të jetë pjesë aktive e procesit akademik.


Në këtë projekt janë përfshirë studentë nga fakultete të ndryshme, duke mundësuar edhe shkëmbimin ndërdisiplinor të ideve dhe fillimin e disa iniciativave të përbashkëta për të ardhmen. Aktivitetet janë realizuar nga një grup i përkushtuar i anëtarëve të Klubit të Etikës dhe vullnetarëve të angazhuar, të cilët me përkushtim kanë kontribuar në realizimin e çdo faze të projektit.


Me përfundimin e këtij projekti, Klubi i Etikës rikonfirmon përkushtimin e vet ndaj ndërtimit të një kulture universitare që bazohet në etike, bashkëpunim dhe pjesëmarrje aktive të studentëve në zhvillimin e universiteteve tona.


Pyetje?

Jemi këtu për t'ju ndihmuar për çdo pyetje dhe paqartësi.