26.10.2025

Ka përfunduar faza e shpërndarjes së broshurave informuese dhe komunikimit me studentët në njësitë akademike të Universitetit të Prishtinës, në kuadër të projektit “Programi për Promovimin e Vlerave Etike në Universitet”.
Gjatë kësaj faze u realizuan:
-Shpërndarja e materialeve informuese në terren
-Informimi i drejtpërdrejtë i studentëve për të drejtat dhe detyrimet e tyre sipas Statutit të ri të UP-së
-Promovimi i parimeve të etikës dhe integritetit akademik
Ky aktivitet u realizua nga grupi Etika+, si degë e Klubit të Etikës në Fakultetin e Mjekësisë, si pjesë e angazhimit për të ndërtuar një kulturë studimore më etike, transparente dhe të përgjegjshme në universitet.
Në ditët në vijim do të publikohet video promovuese e projektit, e cila do të përmbledhë punën, qëllimet dhe ndikimin e kësaj nisme studentore në komunitetin universitar.
Ky projekt mbështetet nga Agjencia Austriake për Zhvillim (ADA) përmes skemës së granteve të vogla të projektit HEI25, të menaxhuar nga ORCA – Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim.

Përmbyllja e projektit “Etika në Fokus”
29.10.2025

Mbahet aktiviteti Coffee & Connect
27.10.2025

Workshopi “Integriteti dhe Aftësitë Studentore” – Dita e Dytë në Rugovë
26.10.2025

Workshopi “Integriteti dhe Aftësitë Studentore” – Dita e Parë në Rugovë
25.10.2025
Jemi këtu për t'ju ndihmuar për çdo pyetje dhe paqartësi.