29.10.2025

Në episodin e fundit të serisë së podcastit “Etika në Fokus” patëm të ftuar Blerta Zeqirin, kryetarja e parë femër e Parlamentit Studentor të Universitetit të Prishtinës.
Ky episod solli një perspektivë të rëndësishme mbi etikën në përfaqësimin studentor, lidershipin me përgjegjësi dhe sfidat me të cilat përballen përfaqësuesit e studentëve brenda sistemit universitar. Biseduam për rolin e studentëve në ruajtjen e integritetit akademik, rëndësinë e zërit studentor në vendimmarrje dhe ndikimin pozitiv që mund të sjellë përfaqësimi i drejtë e me vlera.
Ky projekt mbështetet nga Agjencia Austriake për Zhvillim (ADC) përmes skemës së granteve të vogla të projektit HEI25, i menaxhuar nga Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA).
Jemi këtu për t'ju ndihmuar për çdo pyetje dhe paqartësi.