29.10.2025

Në episodin e radhës të podcastit “Etika në Fokus” zhvilluam një bisedë shumë aktuale me Prof. Blerim Rexha nga Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike (FIEK).
Diskutuam rreth ndikimit të Inteligjencës Artificiale (AI) në arsim dhe shoqëri, duke u fokusuar në sfidat dhe dilemat etike që ajo sjell. Profesor Rexha ndau mendime të qarta dhe profesionale mbi përdorimin e drejtë të AI, rreziqet e manipulimit të informacionit, ndikimin në procesin e të nxënit dhe përgjegjësinë akademike në këtë epokë të re teknologjike.
Ky projekt mbështetet nga Agjencia Austriake për Zhvillim (ADC) përmes skemës së granteve të vogla të projektit HEI25, i menaxhuar nga Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA).
Jemi këtu për t'ju ndihmuar për çdo pyetje dhe paqartësi.