28.10.2025

Në episodin e tretë të podcastit “Etika në Fokus” zhvilluam një bisedë të thellë dhe kritike me Dibran Hoxhën, Drejtor Ekzekutiv i ORCA.
Diskutuam mbi etikën si vlerë aktive në shoqëri dhe universitete, me theks të veçantë në aktivizmin studentor si mjet për ndryshim, etikën e akademisë dhe rolin e përgjegjësisë profesionale të profesorëve në ndërtimin e një mjedisi universitar me integritet. Biseda solli reflektime të rëndësishme rreth gjendjes aktuale në Universitetin e Prishtinës, sfidave të meritokracisë, llogaridhënies dhe ndërtimit të kulturës së drejtësisë akademike.
Një episod realist dhe i sinqertë që shtron pyetje të guximshme për mënyrën si funksionon universiteti sot – dhe si mund të bëhet më i drejtë nesër.
Ky projekt mbështetet nga Agjencia Austriake për Zhvillim (ADC) përmes skemës së granteve të vogla të projektit HEI25, i menaxhuar nga Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA).

Podcast me Blerta Zeqirin
29.10.2025

Podcast me Rektorin e Universitetit të Prishtinës, Prof. Arben Hajrullahu
29.10.2025

Podcast me Prof. Blerim Rexhën
29.10.2025

Podcast me Altin Sahitin
29.10.2025

Podcast me Prof. Remzije Shahini-Hoxhaj
28.10.2025
