Klubi i Etikës

Podcast me Prof. Remzije Shahini-Hoxhaj

28.10.2025

Podcast me Prof. Remzije Shahini-Hoxhaj
podcastuniupdiskutim

Në episodin e dytë të podcastit “Etika në Fokus” patëm kënaqësinë të bashkëbisedojmë me Prof. Remzije Shahini-Hoxhaj nga Fakulteti i Filologjisë – Departamenti i Gazetarisë.


Në këtë bisedë u trajtua roli i etikës në komunikim, ndikimi që ka fjala publike në shoqëri dhe përgjegjësia profesionale e individëve që formësojnë opinionin – qoftë në arsim, qoftë në media. Diskutuam gjithashtu mbi sfidat e komunikimit etik në një realitet ku informacioni qarkullon shpejt dhe shpesh pa filtrat e verifikimit dhe përgjegjësisë.


Ky episod sjell reflektime mbi mënyrën se si komunikimi etik është thelbësor për ruajtjen e besimit publik dhe integritetit akademik e shoqëror.


Ky projekt mbështetet nga Agjencia Austriake për Zhvillim (ADC) përmes skemës së granteve të vogla të projektit HEI25, i menaxhuar nga Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA).


Pyetje?

Jemi këtu për t'ju ndihmuar për çdo pyetje dhe paqartësi.