Klubi i Etikës

Programi për Integritet dhe Aftësi Studentore

Programi për Integritet dhe Aftësi Studentore
#StudentetNeKosove #AngazhimStudentor#EdukimiQytetar#UniversitetiIPerishtines

Programi për Integritet dhe Aftësi Studentore” ka qenë një iniciativë e Klubit të Etikës – Fakulteti i Arkitekturës, e cila ka synuar të ndërtojë një kulturë të integritetit akademik dhe përgjegjësisë studentore përmes aktiviteteve praktike, punëtorive dhe takimeve bashkëpunuese.


Programi ka ofruar hapësirë për zhvillim personal dhe profesional të studentëve, duke i pajisur ata me njohuri dhe aftësi që i kanë ndihmuar të jenë të ndershëm, kritikë dhe aktivë në komunitetin universitar.


Në kuadër të programit janë organizuar workshope dyditore, trajnime tematike dhe ngjarje sociale si “Coffee & Connect”, të cilat kanë nxitur mendimin kritik, komunikimin efektiv, punën ekipore dhe etikën në mjedisin akademik. Këto aktivitete kanë krijuar mundësi për rrjetizim, shkëmbim përvojash dhe ndërtim bashkëpunimesh ndërmjet studentëve të fakulteteve të ndryshme.

Bashkohuni me Buletinin Tonë

Abonohuni në buletinin tonë dhe jini të parët që mësoni për projektet, aktivitetet dhe podcast-et tona.

newsletter-bg