Projekti “Zhvillimi i mendimit kritik dhe aftësitë e aktivizmit studentor” ka pasur për qëllim fuqizimin e kapaciteteve të studentëve në drejtim të të menduarit kritik dhe pjesëmarrjes aktive në jetën universitare.
Përmes trajnimeve, diskutimeve dhe aktiviteteve ndërvepruese, studentët janë inkurajuar të analizojnë në mënyrë të pavarur çështje të rëndësishme shoqërore dhe akademike, si dhe të mësojnë mënyrat efektive për të ngritur zërin e tyre dhe për të ndikuar pozitivisht në mjedisin universitar dhe përtej tij.
Rezultatet e projektit lënë të kuptojn për suksesin e arritur përmes tij dhe ndikimin tek studentët në bazë të objektivave të përcaktuara. Në bazë të pyetësorit të vlerësimit nga pjesëmarrësit, ka dalur se rreth 85 % e tyre e vlerësojnë si jashtëzakonisht të mirë projektin, ndërsa 100 % prej tyre do të kishin marrë pjesë në të ardhmen në një projekt të tillë.
Falënderojmë Dekanin z. Avni Puka dhe Prodekanen znj. Luljeta Plakolli-Kasumi për mbështetjen ndaj projektit tonë.
Statuti i ri i UP-së: Integritet dhe Transparencë
Fenomeni i korrupsionit në arsimin e lartë nga perspektiva e studentëve të Fakultetit Juridik
Ndërtimi i Përspektivěs mbi Përgjegjësitë Kushtetuese të Institucioneve
Shëndeti mendor i studentëve gjatë periudhës së provimeve
Jemi këtu për t'ju ndihmuar për çdo pyetje dhe paqartësi.