13.05.2023




+4
Sot, disa nga anëtarët e Klubit të Etikës ishin pjesë e Kongresit të Aktivizmit Studentor organizuar për vitin e 3-të radhës.
Disa nga anëtarët e Klubit të Etikës ishin pjesë e Kongresit ku kishin mundësinë të takoheshin me studentë nga universitetet publike të Kosovës, Maqedonisë së Veriut si dhe Universitetit të Tiranës. Në këtë Kongres u mbajtën punime rreth Rezolutës së miratuar nga studentët dhe u diskutua rreth çështjeve dhe problemeve të studentëve nëpër Universitete.
Leotrim Pajaziti si Kordinator i Klubit të Etikës shpalosi mangësitë dhe sukseset e Universitetit të Prishtinës, ku numroi disa prej tyre prej të cilat nevojitet avokim e angazhim më i madh për realizim të tyre.
Ndërsa Viona Bunjaku, anëtare e Kryesisë së Klubit u votua nga studentët e pranishëm si Sekretare e Komitetit të Kongresit ku e urojmë për detyrën.
Nga ky Kongres shpresojmë që aktivizmi studentor të rritet dhe cilësia e arsimit të ngritet në nivel kombëtar.

Përmbyllja e projektit “Etika në Fokus”
29.10.2025

Mbahet aktiviteti Coffee & Connect
27.10.2025

Workshopi “Integriteti dhe Aftësitë Studentore” – Dita e Dytë në Rugovë
26.10.2025

Përfundon faza e shpërndarjes së broshurave në kampusin e UP-së së shpejti publikohet video promovuese e projektit
26.10.2025

Workshopi “Integriteti dhe Aftësitë Studentore” – Dita e Parë në Rugovë
25.10.2025
Jemi këtu për t'ju ndihmuar për çdo pyetje dhe paqartësi.