21.04.2021

Klubi i Etikës i Fakultetit Juridik organizon garën për esen më të mirë. Gara ka për qëllim inkurajimin e të rinjëve që me anë të esesë të paraqesin shkaqet dhe pasojat e korrupsionit në arsimin e lartë
Si të merrni pjesë në garë?
*Eseja duhet të jetë sa më origjinale, që të reflektojë përshtypjen personale mbi shkaqet e korrupsionit në arsimin e lartë.
*Të drejtë pjesëmarrje në garë kanë vetëm studentët e Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës ‘‘Hasan Prishtina.’’
*Esetë duhet të shkruhen në Word {Times new Roman 12}, max 2 faqe.
*Tekstet në libra , raporte apo burime online nuk do të merren në shqyrtim.
Konkurruesit mund ta dërgojnë esenë e tyre përmes emailit: klubiietikes.fakultetijuridik@gmail.com duke shënuar në linjën e subjektit: Ese ‘‘Ndikimi i korrupsionit në arsimin e lartë dhe kuadri ligjor për luftimin e tij’’. Afati i fundit për dërgim është 30 prill 2021.
3 VENDET E PARA DO TË SHPËRBLEHEN:
1- VENDI I PARË SHPËRBLIM NË VLERË 50 EURO
2- VENDI I DYTË SHPËRBLIM NË VLERË 30 EURO
3- VENDI I TRETË SHPËRBLIM NË VLERË 20 EURO
______________________________________________
Ky grant është mundësuar nga Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim të Lartë (ORCA), në kuadër të projektit “Cilësi, Llogaridhënie, Integritet, dhe Transparencë në Arsimin e Lartë -QAINT” të financuar nga Agjencia Austriake për Zhvillim (ang. ADA)

Përmbyllja e projektit “Etika në Fokus”
29.10.2025

Mbahet aktiviteti Coffee & Connect
27.10.2025

Workshopi “Integriteti dhe Aftësitë Studentore” – Dita e Dytë në Rugovë
26.10.2025

Përfundon faza e shpërndarjes së broshurave në kampusin e UP-së së shpejti publikohet video promovuese e projektit
26.10.2025

Workshopi “Integriteti dhe Aftësitë Studentore” – Dita e Parë në Rugovë
25.10.2025
Jemi këtu për t'ju ndihmuar për çdo pyetje dhe paqartësi.