Klubi i Etikës

Klubi i Etikës i Fakultetit Juridik i ftuar në Radio Kosova 2

11.06.2022

Projekti: Klubi i Etikës i Fakultetit Juridik i ftuar në Radio Kosova 2
Gallery thumbnail
Gallery thumbnail
gazetaritakimeuniup

Zv. Kordinatorja e Klubit të Etikës të Fakultetit Juridik Dijellëza Selmani dhe anëtarja Sonila Pllashniku, ishin të ftuar në Radio Kosova 2 për të folur më shumë rreth projektit "Shëndeti mendor i studentëve gjatë periudhës së provimeve".


Ato diskutuan më shumë rreth aktiviteteve të realizuara deri më tani në kuadër të këtij projekti respektivisht aktivitetit të fundit, kampit njëditor "Student mental health camp 2022", të mbajtur në fshatin Jezerc të Komunës së Ferizajit poashtu edhe rreth atyre aktiviteteve të cilat janë në fazën përgaditore të realizimit.


Projekti "Shëndeti mendor i studentëve gjatë periudhës së provimeve" mbështetet financiarisht nga Bashkimi Europian me bashkë-financim nga Suedia dhe përkrahet përmes Qendrës së Burimeve për Shoqëri Civile në Kosovë që zbatohet nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) dhe Community Building Mitrovica (CBM).

Pyetje?

Jemi këtu për t'ju ndihmuar për çdo pyetje dhe paqartësi.