17.03.2023




+1
Një pjesë e anëtarëve të Klubit të Etikës, kanë marrë pjesë në lansimin e projektit 3 vjeçar "Intervenimet ne arsimin e lartë 2025" (ang.Higher Education Intervention 2025 - HEI’25), të implementuar nga Ministria e Arsimit Shkencës Teknologjisë dhe Inovacionit, Agjencia e Kosovës për Akreditim në bashkëpunim me organizatat, Kosova Education Center - KEC dhe ORCA Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim, të mbështetur nga Austrian Development Agency.
Ky projekt në vlerë prej 1.5 milion Euro, sipas implememtuesve do të ketë për qëllim të avancojë tutje arritjet në arsimin e lartë në vend, duke rritur demokratizimin e institucioneve të arsimit të lartë, digjitalizimin e proceseve të arsimit dhe konkurrueshmërinë mes universiteteve publike.
Projekti do t’i ndajë 120 mijë euro grante për studentë, 90 mijë euro grante për hulumtim, do të ndihmojë digjitalizimin e proceseve në Agjencinë e Kosovës për Akreditim dhe në Qendrën Kombëtare për Njohjen e Diplomave NARIC si dhe për herë të parë do të krijojë një platformë rangimi të universiteteve publike.
Si Klub i Etikës i Fakultetit Juridik, përgëzojm për këtë projekt të filluar dhe theksojm se është me rëndësi angazhimi i tillë që do mundëson edhe aktivizim të studentëve në institucionet publike.

Përmbyllja e projektit “Etika në Fokus”
29.10.2025

Mbahet aktiviteti Coffee & Connect
27.10.2025

Workshopi “Integriteti dhe Aftësitë Studentore” – Dita e Dytë në Rugovë
26.10.2025

Përfundon faza e shpërndarjes së broshurave në kampusin e UP-së së shpejti publikohet video promovuese e projektit
26.10.2025

Workshopi “Integriteti dhe Aftësitë Studentore” – Dita e Parë në Rugovë
25.10.2025
Jemi këtu për t'ju ndihmuar për çdo pyetje dhe paqartësi.