21.06.2021




+1
Disa nga anëtarët e Klubit të Etikës të Fakultetit Juridik si pjesë e Komiteti të Kongresit të Aktivizmit Studentor të organizuar nga Organizata e Rritjes së Cilësisë në Arsim kanë realizuar takime me akterët kyç të arsimit të lartë në vendin tonë me qëllim të adresimit të kërkesave të Rezolutës Studentore.
Përgjatë një jave këta anëtarët si pjesë e trupës së Komitetit janë takuar me përfaqësues të institucioneve kryesore të arsimit si: Zëvendësministrin e Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit si dhe me Udhëheqësen e Divizionit për Njohje dhe Barasvlerë të Diplomave. Në të gjitha takimet e zhvilluara janë parashtruar kërkesat në lidhje me rritjen e fondeve, mbrojtjen e autonomisë dhe rritjen e pjesëmarrjes së studentëve në proceset vendimmarrëse në universitetet publike të Kosovës.

THIRRJE PËR APLIKIM – VIZITË STUDIMORE NË GJYKATËN KUSHTETUESE
11.11.2025

📢 Klubi i Etikës hap thirrjen për anëtarë të rinj!
05.11.2025

Përmbyllja e projektit “Etika në Fokus”
29.10.2025

Mbahet aktiviteti Coffee & Connect
27.10.2025

Përfundon faza e shpërndarjes së broshurave në kampusin e UP-së së shpejti publikohet video promovuese e projektit
26.10.2025
Jemi këtu për t'ju ndihmuar për çdo pyetje dhe paqartësi.