21.06.2022




+3
Si Klub i Etikës - Fakulteti Juridik ishim të ftuar në ditën e dytë të ngjarjes “BE për shoqërinë civile dhe mediat: angazhimi qytetar”, ku mblodhi përfaqësues të shoqërisë civile dhe qytetarë në një diskutim të hapur mbi çështje të avokimit, që u mbajt nga Qendra e Burimeve për Shoqëri Civile në Kosovë.
Përfshirja e qytetarëve e posaçërisht e të rinjve në çështje të avokimit, mënyrat e mobilizimit të komunitetit në kauza për të mirën publike si dhe sfidat që shoqërojnë këtë proces ishin çështjet që u shtjelluan gjatë bashkëbisedimit. Shkëmbimi i përvojave në këtë kontekst, vuri në pah nevojën për përfshirje më të madhe të të rinjve në vullnetarizëm dhe çështje avokuese.
Përveç kësaj si Klub, në njërin nga këndet që ishte rezervuar për ne, bëmë promovimin e materialeve tona dhe punës i grup joformal.

THIRRJE PËR APLIKIM – VIZITË STUDIMORE NË GJYKATËN KUSHTETUESE
11.11.2025

📢 Klubi i Etikës hap thirrjen për anëtarë të rinj!
05.11.2025

Përmbyllja e projektit “Etika në Fokus”
29.10.2025

Mbahet aktiviteti Coffee & Connect
27.10.2025

Përfundon faza e shpërndarjes së broshurave në kampusin e UP-së së shpejti publikohet video promovuese e projektit
26.10.2025
Jemi këtu për t'ju ndihmuar për çdo pyetje dhe paqartësi.