21.12.2021




+3
Gjatë ditës së sotme u përurua Këndi i Leximit në Fakultetin Juridik, aktivitet ky i cili shënoi edhe fundin e projektit “Ndaje Dijen”.
Synimi i projektit „Ndaje Dijen” ishte krijimi i një këndi të leximit brenda hapësirës së Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, e cila do të shfrytëzohet nga studentët për rivitalizimin e jetës studentore.
Ky kënd tashmë është realizuar dhe do të përdoret nga studentët e Universitetit si pikënisje për lindjen e forumeve të reja studentore të cilat do të adresojnë çështje të ndryshme universitare që lidhen me arsimin e lartë, integritetin akademik, nxitjen e vetëdijes kritike, rrjetëzimin e studentëve të Universitetit të Prishtinës, ngjalljen e jetës studentore etj.
Ajo që i ka shtuar vlerën projektit është punimi i kokërrshilteve nga të miturit në Qendrën Korrektuese për të Mitur në Komunën e Lipjanit, përmes bashkëpunimit me Innovation Hub Lipjan.
Poashtu Këndi është i pajisur me rreth 400 tituj të fushave të ndryshme, ku studentët mund të lexojnë gjatë qëndrimit në hapësirën e këndit.
Projekti “Ndaje Dijen” u mbështet nga Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim, ndërsa u implementua nga Klubi i Etikës i Fakultetit Juridik në bashkëpunim me Zyrën e Dekanit të Fakultetit Juridik

📢 Klubi i Etikës hap thirrjen për anëtarë të rinj!
05.11.2025

Përmbyllja e projektit “Etika në Fokus”
29.10.2025

Mbahet aktiviteti Coffee & Connect
27.10.2025

Përfundon faza e shpërndarjes së broshurave në kampusin e UP-së së shpejti publikohet video promovuese e projektit
26.10.2025

Workshopi “Integriteti dhe Aftësitë Studentore” – Dita e Dytë në Rugovë
26.10.2025
Jemi këtu për t'ju ndihmuar për çdo pyetje dhe paqartësi.