03.09.2021




+1
Duke u bazuar në takimet e ndryshme me akterët vendimmarrës dhe në objektivat e Klubit të Etikës të Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës „Hasan Prishtina“, në bashkëpunim me Dekanatin e Fakultetit Juridik është bërë vendosja e posterave të cilët kanë për qëllim vetëdijësimin e studentëve të Fakultetit Juridik që të mos kopjojnë përgjatë provimeve.
Kopjimi si një prej dukurive negative më prezente cenon integritetin akademik dhe njëkohësisht shkakton padrejtësi mes studentëve duke bërë procesin e notimit jomeritor në shumë raste, andaj Klubi i Etikës do vazhdojë me aktivitete të llojit të tillë në mënyrë që dukuritë e tilla të parandalohen, luftohen dhe eleminohen.

📢 Klubi i Etikës hap thirrjen për anëtarë të rinj!
05.11.2025

Përmbyllja e projektit “Etika në Fokus”
29.10.2025

Mbahet aktiviteti Coffee & Connect
27.10.2025

Përfundon faza e shpërndarjes së broshurave në kampusin e UP-së së shpejti publikohet video promovuese e projektit
26.10.2025

Workshopi “Integriteti dhe Aftësitë Studentore” – Dita e Dytë në Rugovë
26.10.2025
Jemi këtu për t'ju ndihmuar për çdo pyetje dhe paqartësi.