
Klubi i Etikës ka realizuar me sukses projektin “STEP UP”, një iniciativë që synoi nxitjen e socializimit dhe bashkëpunimit ndërmjet studentëve të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, përmes aktiviteteve rekreative, argëtuese dhe diskutimeve me vlerë.
Ky projekt ka sjellë një qasje të re në ndërveprimin studentor, duke krijuar hapësira të reja për shkëmbimin e ideve dhe për nisjen e iniciativave të përbashkëta ndërmjet studentëve të fakulteteve të ndryshme. Aktivitetet e organizuara janë pritur me entuziazëm dhe kanë ndihmuar në krijimin e një ambienti më të hapur dhe gjithëpërfshirës brenda komunitetit universitar.
Një nga temat kyçe të trajtuara në kuadër të projektit ka qenë edhe raporti i tepër zyrtar ndërmjet studentëve të Fakultetit Juridik dhe stafit akademik. Përmes këtij projekti, kemi synuar të nxisim diskutime rreth rëndësisë së një komunikimi më të afërt, më njerëzor dhe në përputhje me standardet ndërkombëtare, i cili ndikon drejtpërdrejt në përfshirjen aktive të studentëve në procesin mësimor dhe në cilësinë e studimeve të tyre.

Etika në Fokus

Programi për Integritet dhe Aftësi Studentore

Programi për Promovimin e Vlerave Etike në Universitet

Statuti i ri i UP-së: Integritet dhe Transparencë

Zhvillimi i mendimit kritik dhe aftësitë e aktivizmit studentor
Jemi këtu për t'ju ndihmuar për çdo pyetje dhe paqartësi.