
Klubi i Etikës ka realizuar me sukses projektin “Shëndeti mendor i studentëve gjatë periudhës së provimeve”, i cili kishte për qëllim promovimin e një kujdesi më të madh për mirëqenien mendore të studentëve të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, veçanërisht gjatë periudhave të ngarkuara të provimeve.
Përmes një sërë aktivitetesh edukative, rekreative dhe ndërgjegjësuese, studentët patën mundësinë të fitojnë njohuri dhe të praktikojnë forma të ndryshme për përmirësimin e shëndetit mendor, si dhe të reduktojnë ndjeshëm ndjesitë e stresit, ankthit dhe tensionit gjatë provimeve.
Aktivitetet kryesore përfshinë ligjërata për rëndësinë e shëndetit mendor, shfaqje filmash me tematikë mirëqenien mendore, realizimin e një pyetësori dhe publikimin e rezultateve në formë raporti, debat tematik me pjesëmarrje studentore dhe profesionale, kamp njëditor në fshatin Jerzec, shpërndarjen e mbi 300 broshurave informuese, gara sportive dhe realizimin e tri videove sensibilizuese dhe përmbledhëse.
Projekti përfshiu studentë nga të gjitha vitet e Fakultetit Juridik dhe fakultete të tjera, duke krijuar një ambient gjithëpërfshirës dhe mbështetës.

Etika në Fokus

Programi për Integritet dhe Aftësi Studentore

Programi për Promovimin e Vlerave Etike në Universitet

Statuti i ri i UP-së: Integritet dhe Transparencë

Zhvillimi i mendimit kritik dhe aftësitë e aktivizmit studentor
