Klubi i Etikës ka realizuar me sukses projektin “Shëndeti mendor i studentëve gjatë periudhës së provimeve”, i cili kishte për qëllim promovimin e një kujdesi më të madh për mirëqenien mendore të studentëve të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, në veçanti gjatë periudhave të ngarkuara të provimeve.
Përmes një sërë aktivitetesh edukative, rekreative dhe ndërgjegjësuese, studentët patën mundësinë të fitojnë njohuri dhe të praktikojnë forma të ndryshme për përmirësimin e shëndetit mendor, si dhe të reduktojnë ndjeshëm ndjesitë e stresit, ankthit apo tensionit gjatë provimeve.
Aktivitetet kryesore përfshinë:
🔹 Ligjërata me studentë rreth rëndësisë së shëndetit mendor gjatë provimeve
🔹 Shfaqje filmash me tematikë për mirëqenien mendore
🔹 Realizim i pyetësorit/hulumtimit me studentë dhe publikimi i rezultateve në formë raporti
🔹 Debat tematik me pjesëmarrje studentore dhe profesionale
🔹 Kamp njëditor në fshatin Jerzec me lojëra, aktivitete fizike, bashkëbisedime dhe socializim
🔹 Shpërndarja e mbi 300 broshurave informuese dhe vendosja e posterave në objektet e UP-së
🔹 Gara sportive në futboll dhe volejboll si forma për të promovuar një shëndet mendor aktiv
🔹 Realizimi i tri videove: dy sensibilizuese dhe një përmbledhëse e projektit
Ky projekt ka përfshirë studentë nga të gjitha vitet e Fakultetit Juridik dhe fakultete të tjera, duke krijuar një ambient gjithëpërfshirës dhe mbështetës.
Statuti i ri i UP-së: Integritet dhe Transparencë
Zhvillimi i mendimit kritik dhe aftësitë e aktivizmit studentor
Fenomeni i korrupsionit në arsimin e lartë nga perspektiva e studentëve të Fakultetit Juridik
Ndërtimi i Përspektivěs mbi Përgjegjësitë Kushtetuese të Institucioneve
Jemi këtu për t'ju ndihmuar për çdo pyetje dhe paqartësi.