Klubi i Etikës

Shëndeti mendor i studentëve gjatë periudhës së provimeve

Shëndeti mendor i studentëve gjatë periudhës së provimeve
#KlubiIEtikes#UniversitetiIPerishtines #AngazhimStudentor

Klubi i Etikës ka realizuar me sukses projektin “Shëndeti mendor i studentëve gjatë periudhës së provimeve”, i cili kishte për qëllim promovimin e një kujdesi më të madh për mirëqenien mendore të studentëve të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, veçanërisht gjatë periudhave të ngarkuara të provimeve.


Përmes një sërë aktivitetesh edukative, rekreative dhe ndërgjegjësuese, studentët patën mundësinë të fitojnë njohuri dhe të praktikojnë forma të ndryshme për përmirësimin e shëndetit mendor, si dhe të reduktojnë ndjeshëm ndjesitë e stresit, ankthit dhe tensionit gjatë provimeve.


Aktivitetet kryesore përfshinë ligjërata për rëndësinë e shëndetit mendor, shfaqje filmash me tematikë mirëqenien mendore, realizimin e një pyetësori dhe publikimin e rezultateve në formë raporti, debat tematik me pjesëmarrje studentore dhe profesionale, kamp njëditor në fshatin Jerzec, shpërndarjen e mbi 300 broshurave informuese, gara sportive dhe realizimin e tri videove sensibilizuese dhe përmbledhëse.


Projekti përfshiu studentë nga të gjitha vitet e Fakultetit Juridik dhe fakultete të tjera, duke krijuar një ambient gjithëpërfshirës dhe mbështetës.

Aktivitetet e lidhura


Bashkohuni me Buletinin Tonë

Abonohuni në buletinin tonë dhe jini të parët që mësoni për projektet, aktivitetet dhe podcast-et tona.

newsletter-bg
Shëndeti mendor i studentëve gjatë periudhës së provimeve | Klubi i Etikës