
Përmes një serie episodesh dhe diskutimesh publike, projekti ka trajtuar tema thelbësore si përgjegjësia akademike, integriteti, transparenca dhe ndikimi i etikës në formimin qytetar. Ai ka synuar të krijojë një hapësirë të hapur për dialog të guximshëm dhe të argumentuar mbi mënyrën se si etika ndikon në funksionimin e institucioneve akademike dhe në ndërtimin e një shoqërie me vlera.
Udhëtimi i këtij projekti ka filluar me Rektorin e Universitetit të Prishtinës, është pasuruar me perspektivat e profesorëve, organizatave që promovojnë transparencën dhe përfaqësuesve të qeverisjes universitare, dhe është përmbyllur me zërin e studentëve – qëndra dhe arsyeja e çdo universiteti. Ky zhvillim nga institucioni te individi ka treguar se etika nuk është koncept teorik, por praktikë e përditshme dhe bazë e një universiteti me integritet.
Si rezultat konkret, projekti ka sjellë lansimin e faqes zyrtare të Klubit të Etikës – www.klubietikes.com , e cila shërben si një platformë e qëndrueshme për promovimin e etikës, transparencës dhe bashkëpunimit akademik. Me këtë hap është vendosur një bazë e re për komunikim, informim dhe zhvillim të iniciativave studentore që mbështesin kulturën e etikës në universitet.

Etika në Fokus

Programi për Integritet dhe Aftësi Studentore

Programi për Promovimin e Vlerave Etike në Universitet

Statuti i ri i UP-së: Integritet dhe Transparencë

Zhvillimi i mendimit kritik dhe aftësitë e aktivizmit studentor
